Ballina Argetim Lumenjtë dhe kanionet, ‘fole’ aventure për të rinjtë shqiptarë

Lumenjtë dhe kanionet, ‘fole’ aventure për të rinjtë shqiptarë

Jo vetëm Riviera Joniane dhe plazhet e Adriatikut janë vendi ku sot has me shumicë të rinjtë shqiptarë.

Malet, pyjet, lumenjtë dhe kanionet e shumta të vendit tonë janë bërë një tjetër vend eksplorimi dhe atraksioni për të rinjtë shqiptarë, të cilët gjithmonë e më shumë kanë mbushur rrjetet sociale me foto fantastike nga zbulimi i këtyre vendeve.

Dashur pa dashur ata janë bërë dhe promovuesit më të mirë të bukurive dhe vlerave turistike që vendi ynë rezervon për cilin do në çdo skutë dhe qoshe në dukje e parëndësishme.

Nga Vjosa, Osumi, Holta, Devolli, Erzeni e deri në Valbonë, Shalë e Shosh, të rinjtë shqiptar po shijojnë në këto ditë të nxehta relaksin dhe magjinë që të dhurojnë kanionet dhe lumenjtë tanë të mrekullueshëm.

Kjo foto-galeri e prezantuar sot nga “Mapo.al” e mundësuar nga lexuesit tanë, tregon se si “shkuma-party” është transferuar këtë verë nga plazhet e bukur të Jonit te kanionet dhe lumenjtë anembanë Shqipërisë.

Aty me dhjetëra grupe të rinjsh shkojnë dhe jo vetëm i vizitojnë por edhe bëjnë banja dhe plazh të paparë./Mapo.al/

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here