Ballina Argetim Larg qytetërimit: Njihuni me familjen me të izoluar në botë

Larg qytetërimit: Njihuni me familjen me të izoluar në botë


Shumë njerëz do donin të jetonin një jetë sa më larg zhurmave dhe stresit të përditshëm.

Por një familje ka vendosur të izolohet nga bota, duke jetuar për 18 vite në një zonë të thellë në Alaskë.


Familja Atchley, e përbërë nga prindërit David dhe Romey, si dhe djali 13-vjeçar Sky, jetojnë pranë lumit Novitna.

Familja hipi, e fiksuar pas kanabisit, e ka braktisur shoqërinë moderne për të krijuar një jetë të tyre në një botë që u përket vetëm të treve.

Qyteti më i afërt është 200 milje larg dhe arrihet vetëm me motor dëbore.

Nuk kanë asnjë njeri me të cilin të ndajnë hallet, asnjë dyqan e nuk bëhet fjalë të hyjnë ndonjëherë në FB.

Jeta e tyre e thjeshtë, mes ujqërve e arinjve, në temperatura që shkojnë deri në minus 65 gradë, është dokumentuar nga fotoreporteri Ed Gold.

Aq të izoluar janë ata, sa nuk përdorin koncepte si ora standarde, por orientohen me dritat e Alaskës.

Në banesën e tyre rrisin marijuana, e cila është e ligjshme.

Djali adoleshent, Sky, cilësohet nga babai si një eksperiment social.

Prindërit i mësojnë atij atë që duhet të dijë.

David dhe Romey u vendosën këtu në vitin 1999, pasi kishin mësuar disa nga aftësitë kryesore për të mbijetuar.

Pasi lanë punët në qytet, tani thonë se nuk i merr malli për njerëzit e tjerë.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here