Ky është Seit Sorra, qytetari që u përplas për vdekje nga deputeti Aqif Rakipi

Postuar më: 12 August 2017 17:00

Në foto është tregtari Seit Sorra, 54 vjeçari që mëngjesin e sotëm humbi jetën nga përplasja e makinës së deputetit, Aqif Rakipi.

Policia ka zbuluar identitetin e plotë të viktimës, që thuhet se i preu rrugën deputetit që udhëtonte me mjetin e tij tip “Benz” me targa “AA002 CY”. Ai është Seit Sorra, 54 vjeç, lindur dhe banues në Kus, Kashar

54-vjeçari, që mësohet se ka qenë tregtar i zonës, ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon, ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.

Ende pa kaluar 24 orë, deputeti la qelinë, pasi do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë./Lapsi.al/

1 koment për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *