Këngëtarja seksi thyen rregullat në manastirin e Ardenicës, bën foto në vendin e ndaluar

Postuar më: 21 August 2017 15:58

Në vendet e kultit siç janë kishat, xhamitë apo edhe manastiret është e ndalur të bësh fotografi. Por këngëtarja shqiptare, Xhesika Ndoj nuk e ka respektuar këtë rregull. Këtë e tregon një denoncim i ardhur në redaksinë tonë.

“Me sa di unë në manastirin e Ardenisës nuk lejohen fotot. Kam qenë edhe unë aty edhe nuk më lejuan të bëja foto. Këtë pse e kanë lejuar, apo ka plasur korrupsioni gjithë andej”,- ka shkuar qytetari për “JOQ.al”.

Nuk e dimë në se Xhesika i ka bërë fotot duke i shpëtuar mbikëqyrjes së rojës së manastirit.

Ajo që dimë se në vende të tilla nuk lejohet as të fotografosh vendin e jo më të bësh foto para ikonave.

Vendi ku Xhesika ka bërë fotot ndodhet brenda njërës prej kishave të manastirit dhe aty është e ndaluar kategorikisht të bësh foto. Kujtojmë se në këtë manastir ndodhet edhe kisha ku është martuar Skëndërbeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *