“Iu dogj apartamenti në Vlorë”, reagon këngëtarja e njohur: E vërteta është se…

Postuar më: 22 August 2017 19:25

Këngëtarja vlonjate, Poni ka reaguar pas lajmit se është djegur apartamenti i saj në Vlorë. Qytetarët që filmuan flakët e zjarrit thanë se apartamenti që u përfshi nga flakët i përket Ponit, por në nje reagim të saj në rrejtët sociale, këngëtarja thotë se banesa është e prindërve të saj.

“Gjithçka në rregull të dashur miq! Dëme të vogla materiale nga një shkëndijë elektrike tek shtëpia e prindërve! Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Poni.

Ndersa ne njoftimin e policise thuhej:
Më datë 22.08.2017 rreth orës 16:00, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Pavarsia” , ka rënë zjarr në një banesë.

Policia sëbashku me shërbimin zjarrëfikës ka kaluar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se ka qënë duke u djegur një banesë në katin e 6 të një pallati tek Aleksandria në pronësi të shtetasit B.K., 60 vjeç, i cili nuk ndodhej në ato momente në banesë.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe njoftohet se nuk ka të dëmtuar në njërëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *