I publikuan mesazhet erotike/ ‘Shpërthen’ Eliona ndaj mediave sociale: Jeni në terezi? Pse i sajoni?!

Postuar më: 21 August 2017 12:29

Pas publikimit të disa bisedave intime mes një mashkulli dhe aktores Eliona Pitarka, ka reaguar kjo e fundit, e cila ka mohuar të ketë bërë ato lloj bisedash me këdo. Sipas vajzës, gjithçka është e shpikur me dashkeqësi ndaj saj, e për më tepër, preket edhe morali i një kolegu si Julian Deda, i cili ka familje dhe dy fëmijë.

Eliona thotë me bindje që bisedat nuk janë zhvilluar nga profili i saj, por nga një tjetër, fallco, që nuk ka të bëjë me të.

Reagimi i plotë i aktores:

“Wtf 😳 A ju vjen turp, a jeni ne terezi ?! A keni cipe a keni familje a cfare dreqin keni ju ?! Qe plasni nga smira dhe zilia dhe jeni te mbushur me helm e vrer kundrejt meje ( edhe pse e cuditur per arsyjen) e kam marr vesh! Por qe te arrini deri ketu sa te shpikni biseda te tilla te shemtuara e te neveritshme nuk ma kishte marr mendja! Kush dreqin mund ta besoj qe une i paskan lene per ti bere ne fb keto biseda o injorante njerez ! Me vjen shume keq qe paskeni perfshire dhe nje koleg e nje familjar ne kete llumin tuaj ! Nje njeri me dy fije mend ne koke e kupton qe keto jane biseda te shpikura nga profile fallco vetem per te me demtuar!”/JOQ/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *