Historia befasuese: Përse nuk e feston ditëlindjen ‘Curiosity’?

Postuar më: 11 August 2017 14:09

Të shumtë janë ata që kanë dëgjuar për sondën ‘Curiosity’, një robot i dërguar përpara disa vitesh në Mars nga NASA.

Qëllimi i sondës është të mbledhë kampionë për studim në planetin e kuq.

Në gusht të vitit 2013, NASA vendosi të festojë 1-vjetorin e robotit në Mars.

Për këtë arsye, ‘Curiosity’ u programua që të këndojë “Happy Birthday” (Gëzuar ditëlindjen) për veten.

Lajmi u përhap me shpejtësi dhe videoja bëri xhiron e botës.

Shumë njerëz komentuan plot pasion për ditëlindjen më të vetmuar në galaksi.

“Kur njerëzit të ulen në Mars, do bënim mirë ta përqafojmë atë robot,” shkroi një komentues.

Por tanimë roboti ka kaluar pesë vite në Mars.

Megjithatë ditëlindjen nuk ia kanë festuar më.

Sipas revistës “The Atlantic”, arsyeja do ju befasojë.

Inxhinierët e NASA-s druhen se njerëzit do i japin gjithmonë e më shumë atribute njerëzore robotit.

Antropomorfizmi i mundshëm i ka bërë inxhinierët që të bëjnë kujdes.

“E di që është thjesht një objekt, por sërish po qaj,” shkruante një komentues në vitin 2013.

Të tjerë thonë se mendojnë shpesh se si kjo sondë e kalon kohën ashtu e vetmuar.

Inxhinierja Florence Tan thotë se njerëzit e kanë këtë tendencë, por ajo është e akullt.

“Për mua ai nuk është një robot i lezetshëm, por një aset kombëtar me vlerë 2.5 miliardë dollarë,” thotë ajo.

Megjithatë i kupton njerëzit dhe ndjenjat e tyre, pavarësisht se vetë është një inxhinierë zemërftohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *