Harrojeni ‘Balenën Blu’ një lojë më rrezikshme është përhapur, ekspertët: Ruani fëmijët!

Postuar më: 12 August 2017 21:02

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar të përhapet një lojë, e cila është konsideruar më rrezikshme se “Balena Blu”.

Bëhet fjalë për një sfidë ku të rinjtë i bëjnë thirrje njëri-tjetrit të lahen me ujë të nxehtë, si dhe të njëjtin ujë ta pinë me pipëz.

Raportohet se kjo lojë i ka marrë jetën një vajze të vogël. Goja dhe fyti i saj u dogjën nga kjo lojë. Sfidën ia kishte propozuar një i afërm.

Edhe një vajzë 11-vjeçare nga Bronksi është djegur me ujë të nxehtë nga miqtë e saj, teksa ishte duke fjetur.

Ekspertët thonë se, është vetëm çështje kohe që kjo lojë të përhapet edhe në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *