Ballina Dikur Fotot e rralla nga Shqipëria 1903-1916: Shkupi i mbushur me qeleshe

Fotot e rralla nga Shqipëria 1903-1916: Shkupi i mbushur me qeleshe

albn41Koleksioni i Fotografive të Franc Nopçës

Shkencëtari dhe albanologu hungarez, Baroni Franc Nopça (Franz Nopcsa, 1877-1933) udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe në jug të Ballkanit (Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Serbi) midis vitit 1903 dhe Luftës së Parë Botërore.

Gjatë udhëtimeve të shumta në malësinë e Shqipërisë së veriut mori me vete jo vetëm një pushkë, por edhe një “Kodak” dhe bëri fotografi të rralla dhe magjepëse të rajonit.

Origjinalët e fotografive prej xhamit ndodhen në Muzeumin Hungarez të Historisë Natyrore (Magyar Természettudományi Múzeum) në Budapest.

Një ndër foto më interesante, është ajo ku dy burra nudo përpiqen të kalojnë lumin me një lëkurë dhie të mbushur, rreshkë në shqip, të cilën e përdorin si komardare.

Në pjesën e fundit të fotove dallohen shumë shqiptarë me qeleshe në Shkup.

*Marrë nga faqja e studiuesit Robert Elsie

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here