Ekspozita: ‘Veprat e kthyera’ jashtë propagandës

Postuar më: 11 August 2017 09:41

Këtë të diel do të jetë falas hyrja në Galerinë Kombëtare të Arteve për ekspozitën e veprave të kthyera në fondin e saj. Ekspozita s’ka kurator, por është quajtur thjesht “Vepra të kthyera”, e ndjekur nga një histori e gjatë e procesit të mbledhjes së tyre deri në këtë ekspozitë. Nisur nga Kryeministria, Kuvendi, Ministria e Jashtme e pothuaj në çdo institucion publik në vitin 2014 u dha një bilanc i rreth 160 veprave të shpërndara para viteve ‘90. Galeria ka mundur të mbledhë vetëm 66 punë të artistëve nga institucionet, të cilat i ka ekspozuar për herë të parë pas trajtimit të tyre në laboratorin e GKA-së

Këtë të diel do të jetë falas hyrja në Galerinë Kombëtare të Arteve për ekspozitën e veprave të kthyera në fondin e saj. Ekspozita s’ka kurator, por është quajtur thjesht “Vepra të kthyera”, e ndjekur nga një histori e gjatë e procesit të mbledhjes së tyre deri në këtë ekspozitë. Nisur nga Kryeministria, Kuvendi, Ministria e Jashtme e pothuaj në çdo institucion publik në vitin 2014 u dha një bilanc i rreth 160 veprave të shpërndara para viteve ‘90. Galeria ka mundur të mbledhë vetëm 66 punë të artistëve nga institucionet, të cilat i ka ekspozuar për herë të parë pas trajtimit të tyre në laboratorin e GKA-së.

“Pothuajse të gjitha veprat që u kthyen në GKA kishin nevojë emergjente për restaurim, prandaj iu nënshtruan menjëherë ndërhyrjeve konservuese nga laboratori i restaurimit dhe përmbushjes së standardeve për ekspozimin e tyre”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë muajit gusht, ndërsa bëhet fjalë për vepra të piktorëve të njohur që krijuan përgjatë diktaturës, por disa prej tyre me zbutjen e natyrës e peizazheve mbajnë firmë edhe më herët të konsideruar jashtë propagandës.

Janë mbi 90 artistë që nga Kostumet e Zef Kolombit, apo Nexhmedin Zajmit, “Barinjtë në bjeshkë” e Danish Jukniut, “Dimër në fushën e Korçës” e Vangjush Mios, “Vazo me lule” e Fatmir Mingës, “Qëndisja e flamurit” e Liljana Çefës, “Natyra e qetë” e Vilson Kilicës, “Rrugë në Gjakovë” e Kujtim Buzës, Zef Shohi, Guri Madhi, Odise Paskali, Agim Zajmi, Qamil Grezda, Sali Shijaku, Ismail Lulani etj., janë disa nga veprat e rikthyera, të ekspozuara. Janë 45 piktura dhe 9 skulptura të cilat tregojnë një histori një histori.

“Me qëllim ekspozimin dhe kurimin e imazhit, këto vlera jetuan për shumë vite, (disa prej tyre nga viti 1981) në disa institucione të shtetit shqiptar. Dokumentacioni përkatës dhe afatet kohore nuk u respektuan, prandaj shumë prej këtyre veprave u braktisën për vite me radhë nëpër magazina, u dëmtuan dhe u lanë jashtë çdo standardi të ruajtjes dhe mirëmbajtjes, ndërsa shumë të tjera u zhdukën”, thuhet në njoftimin e Galerisë për këtë vepra të kthyera.

“Mungesa prej vitesh në ekspozita dhe kthimi i tyre në identitet, na nxiti t’i ekspozojmë gjatë këtij sezoni veror, për publikun shqiptar dhe të huaj. Këto vepra janë pjesë e fondit, ato do vendosen në fondin e galerisë, dhe sipas rastit do jenë pjesë e ekspozitave”.

Procesi i kërkimit ende nuk është përmbyllur sipas specialistëve të Galerisë. Nga koleksioni i llogaritur prej 190 vepra, kthimi mund të konsiderohet në numër të pakët, duke thënë se pjesa tjetër është tashmë e humbur. Nga Galeria bëhet e ditur se u janë drejtuar prokurorisë së shtetit, me dokumentacionin dhe listën e veprave ku kanë qenë vendosur nëpër institucione dhe ku mungojnë. Por mendohet se veprat e humbura nuk kanë kaluar kufirin, duke hamendësuar se gjenden në duart e koleksionistëve privatë brenda vendit. Si duket ende mbahet shpresë për kthimin e tyre, edhe pse me gjasë s’bëhet fjalë as për të apasionuar, e jo më për ndërgjegje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *