Denoncimi i Berishës: Shokohen turistët! Saranda prej dy ditësh pa ujë

Postuar më: 08 August 2017 15:40

Edhe pse jemi në pikun e kulmit turistik, turistët po përballen me kushte skandaloze, pasi në shumë qytete turistike të vendit mungon uji i pijshëm.

Prej 2 ditësh qyteti i Sarandës është pa ujë të pijshëm. Kanë qenë emigrantët shqiptarë të cilët në këtë periudhë janë rikthyer në vendin tonë për pushime që kanë denoncuar një fakt të tillë.

Një prej emigrantëve që jeton në Angli dhe prej dy ditësh ndodhet në Sarandë është shprehur i shokuar nga kushtet skandaloze me të cilat është përballur në vendin tonë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

Denoncimi i qytetarit është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha, në Facebook:

“Saranda prej dy ditesh pa uje!

Pushuesi dixhital denoncon si mashtruese kryetaren e Bashkise.

Lexoni mesazhin e pushuesit dixhital. sb

“Pershendetje Mr Berisha,kemi 2 dit qe kemi arth ne sarande me pushime nga Anglia po nuk kemi uje te lahemi jemi me femi te vegjel skandaloze kryetare bashkis premtoj se do hiqte depozitat,por ktu ska pik uje prej 2 ditesh zdim ku te ankohemi respect tili mane,”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *