Ballina Auto ‘Bishat e malit’: Mjetet që i duhen Shqipërisë të shuajë zjarret

‘Bishat e malit’: Mjetet që i duhen Shqipërisë të shuajë zjarret

Sikur t’i kishim në përdorim si dikur në vitet e komunizmit këto “bisha malesh” nuk do të shihnim vit për vit po të njejtat pamje qesharake ku disa policë luftojnë zjarrin duke e goditur me një degë peme dhe deputetët bëjnë sikur mbajnë zorrat…

Ato mjete ushtarake që i patëm me shumicë dhe që mund të ishin transformuar pa shumë mundim dhe kosto në zjarrfikëse (siç bënë zjarrfikësit e Gramshit), skrapistët preferuan që t’i “hedhin në zjarr”!

Përveç kamionëve 6×6 dhe 8×8 që prodhohen regullisht si zjarrfikëse, bota ka transformuar si të tilla shumë mjete me zinxhirë të lëna nga ushtria, si tërheqësat, transportuesit e deri edhe tanket e vjetër.

Lajmi i publikuar në gusht 2012 nga “Albanian Transport” dhe i përshtatur nga “Mapo.al”, sjell edhe një herë në vemendjen e të gjithë shqiptarëve (në këto ditë ku policia dhe ushtria po luftojnë me flakën që kanë përpirë të gjithë vendin), mëkatin e madh që u bë nga pushtetarët dhe zyrtarët e papërgjegjshëm të këtyre 27 viteve demokraci, me mjetet e ushtrisëqë nuk ishin luftarake.

Por ndërkohë që ne i çuam të gjitha për skrap dhe një pjesë e zyrtarëve futën paratë në xhep, sot Shqipëria vuan koston kolosale të mungesës së tyre, ndërsa shtet fqinje që i kanë në posedim i përballojnë me lehtë situatat e vështira./Mapo.al/

http://www.albanian-transport.com/template.php?pag=53741

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here