A mundet qeveria të korrigjojë asimetrinë e informacionit në tregun e arsimit?

Postuar më: 12 August 2017 13:07

Nga Klodian Tomorri

Sistemi arsimor ne Shqiperi eshte kapur ne nje kurth, i cili e ka cuar ekuilibrin e tregut ne nje situate te padeshirueshme per shoqerine.

Shqiperia shpenzon 50 miliarde leke ne vit per arsimin ne te gjitha nivelet e tij. Por pavaresisht rritjes se pervitshme te fatures qe shoqeria paguan per edukimin e brezave te rinj, hendeku i dijeve mbetet i madh.

Sektori privat, i cili permes konkurrences duhet te kishte bere presion pozitiv per rritjen e cilesise, ne te vertete eshte shnderruar ne deformuesin me te madh te tregut. Pyetja eshte pse?

Deshtimi i tregjeve te lira nuk eshte nje fenomen i panjohur per ekonomistet. Ka disa rrethana apo faktore, te cilet ne disa raste e orientojne konkurrencen e lire ne ekuliber joptimal. Asimetria e informacionit eshte nje prej tyre.

Ne nje treg ideal bleresi dhe shitesi kane informacion te plote per produktin apo sherbimin qe shkembejne. Rrjedhimisht transaksionet ndodhin me vullnet te lire. Por ne disa tregje, kjo nuk eshte e mundur.

Ka raste kur bleresi e ka te pamundur te verifikoje cilesine, apo karakteristikat e produktit ose sherbimit qe po blen. Rrjedhimisht ai eshte ne pozicion te disfavorshem ndaj shitesit.

Ne shumicen e tregjeve kjo korrigjohet vetvetiu. Nese ti shkon ne nje restorant dhe shitesi te mashtron me ushqimin, diten tjeter ndryshon restorantin. Rrjedhimisht restorantet qe mashtrojne klientet dalin nga tregu.

Por ne tregje te tjera ky proces mund te jete me i veshtire. Arsimi eshte nje prej tyre. Nese ti zgjedh nje universitet pa e ditur cilesine qe ai po te ofron, nuk mund ta ndryshosh dot diten tjeter.

Ne raste te tilla, kur tregjet cojne ne ekuilibra te padeshirueshem, ajo qe nevojitet eshte politike ekonomike. Shkurt nderhyrje e qeverise, per te korrigjuar deformimin e tregut dhe per zhvendosur ekuilibrin ne nje pike e cila maksimizon me shume mireqenien e shoqerise.

Ne tregun arsimor, zgjidhja do te ishte rankimi, ndryshe renditja e universiteve. Ne Britani, qeveria per te zgjidhur deshtimin e tregut ndertoi te ashtuajturin exellence teaching framework, nje kuader i cili rendit universitetet sipas cilesise.

Renditja bazohet ne nje sere faktoresh, arritjet e studenteve, niveli i te ardhurave qe ata fitojne pas 5 vjetesh pasi kane mbaruar universitetin, numri i paperave qe botojne etj. Renditja i vihet ne dispozicion publikut, i cili la mundesi te zgjedh duke maksimizuar vleren e parave qe shpenzon.

Kjo eshte lehtesisht e realizueshme edhe ne Shqiperi. Dhe do te ishte rruga me e mire per te zgjidhur deshtimin e tregut arsimor. Por Ministria e Arsimit ne vend qe ta beje, shkon e komtrakton agjencine britanike thjesht per akreditim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *