Zjarri në Torovicë, digjet një banesë, në rrezik dy të tjera

Postuar më: 17 July 2017 16:07

Një banesë është përfshirë nga flakët në Torovicë të Lezhës, ndërsa nga flakët e mëdha të zjarrit rrezikohen edhe by banesa të tjera aty pranë.

Drejt vendngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë për fikjen e flakëve.

Vatra e zjarrit në Torovicë nisi që prej ditës së djeshme, ndërsa gjatë natës flakët ishin prezente.

Pavarësisht se në orët e para të mëngjesit u bë e mundur vënia në kontroll e zjarrit, vatra u favorizua nga era e fortë dhe rritja e temperaturave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *