Ballina Aktualitet Kronika Zjarri në Torovicë, digjet një banesë, në rrezik dy të tjera

Zjarri në Torovicë, digjet një banesë, në rrezik dy të tjera


Një banesë është përfshirë nga flakët në Torovicë të Lezhës, ndërsa nga flakët e mëdha të zjarrit rrezikohen edhe by banesa të tjera aty pranë.


Drejt vendngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë për fikjen e flakëve.

Vatra e zjarrit në Torovicë nisi që prej ditës së djeshme, ndërsa gjatë natës flakët ishin prezente.

Pavarësisht se në orët e para të mëngjesit u bë e mundur vënia në kontroll e zjarrit, vatra u favorizua nga era e fortë dhe rritja e temperaturave.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here