WhatsApp, tani mund të shpërndani gjithçka

Postuar më: 15 July 2017 12:15

Prej sot në WhatsApp mund të shpërndash çfarëdolloj dosje apo dokumenti, jo vetëm pdf, foto apo video.

Risia është në përditësimin e fundit të aplikacionit aktualisht për Android dhe shumë shpejt dhe për iPhone, thotë faqja e interentit Engadget.

Përdoruesit e WhatsApp, mbi 1 miliardë në botë, mund të dërgojnë çdo lloj dokumenti, që nga tekstet, dhe kartelat zip. Përmasat e dosjeve nuk mund të kalojnë madhësinë 100 megabyte.

Me këtë përditësim aplikacioni thjeshton edhe dërgimin e fotove dhe videove, duke treguar galerinë e shkrepjeve të telefonit kur hapet fotokamera.

Gjithashtu nuk do i lëvizë përmasat e fotove të shpërndara, por do i dërgojë me cilësinë origjinale.

Kur shkruan të jep mundësinë të përzgjedhësh tekstin dhe ta modifikosh me bold, italic apo të nënvizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *