Video/ ‘Vrasja e Erdoganit’, del traileri i filmit që burgosi regjizorin turk

Postuar më: 16 July 2017 18:00

Regjisori turk Ali Avci, u arrestua pas publikimit të një filmi biografik për fëmijërinë e Presidentit, Rexhep Tajip Erdogan. Në këtë film të titulluar “Zgjimi”, regjisori tregon se si do të rridhnin ngjarjet në Turqi nëse grushti i shtetit i ndodhur një vit më parë do të kishte dalë me sukses.

Skena e fundit e traileri, tregon presidentin turk të gjunjëzuar dhe me armët që i drejtohen atij përpara se ta vrasin.

Sipas “Dogan”, Avci është akuzuar si gylenist.

Turqia ka fajësuar Fethullah Gylen, një klerik mysliman me banim në SHBA për organizimin e përpjekjes për grushtin e shtetit vitin e kaluar, por këto akuza janë mohuar nga kleriku.

Traileri i filmit të fundit të Avcisë “Uyanis” (Zgjimi), u shfaq në kinema këtë javë.

Në këtë film përshkruhet një skenar për grusht shteti i cili rezulton i suksesshëm në Turqi, duke u kthyer mbrapsht në kohë dhe duke u përpjekur të japë një rezultat ndryshe nga ai i vitit të kaluar.

Traileri është i dhunshëm, ku përfshihen skena në të cilat puçistët mbajnë një armë në kokën e Erdoganit ndërsa ai po lutet pasi anëtarët e familjes dhe këshilltari i tij i lartë janë vrarë brutalisht.

Qeveria turke ka përkujtuar këtë javë përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit vitin e kaluar nga një fraksion në ushtri, që u zhvillua natën e 15 korrikut.

Media në Turqi ka kritikuar negativisht trailerin e filmit mbi jetën e presidentit turk, Erdogan./BW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *