Video: Shihni si e promovon ‘Lonely Planet’ Shqipërinë

Postuar më: 14 July 2017 11:44

Kompania më e madhe për publikimin e guidave turistike në botë, Lonely Planet, ka promovuar Shqipërinë përmes një videoje në rrjetin social Facebook, ku i kushtohet një rëndësi e veçantë plazheve të Rivierës.

Gjigandi australian i njeh ndjekësit me bukuritë natyrore të vendit tonë, kushtuar kryesisht plazheve që nuk janë shumë të populluara.

Lonely Planet u bën thirrje të gjithë turistëve në mbarë botën se ka ardhur koha të eksplorohen thesaret e fshehura të Shqipërisë.

Kjo nuk është hera e parë që Lonely Planet vlerëson Shqipërinë.

Para disa vitesh ata e shpallën vendin tonë si një kryedestinacion për t’i vizituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *