Video horror/ Gjarpërit i presin kokën por… hap gojën të kafshojë

Postuar më: 14 July 2017 21:37

(KUJDES! PAMJE TË RËNDA +16)

Kjo video horror e xhirruar nga një familje në Teksas, SHBA, tregon një kokë të prerë gjarpëri helmues, e sika edhe pse është shkëputur prej trupit të zvarranikut, sërish kafsha e vrarë hap gojën dhe përpiqet të kafshojë me dhëmbët helmues…

Familja nga Teksasi e ka gjetur zvarranikun në ambientet e shtëpisë së saj dhe e ka vrarë, pasi ai përbënte rrezik për fëmijët.

Pasi e kanë goditur dhe ndarë kokën nga trupi zvarranikut me zile, kryefamiljari e ka xhirruar këtë moment të tmerrshëm në dyshemenë e verandës së shtëpisë.

Video tregon kafshën vdekjeprurëse, i njohur edhe si “gjarpri i pambukut”, i cili edhe pse i vrarë dukej sikur ishte ende gjallë nga lëvizjet që bënte koka e tij.

Për pak çasteve goja e gjarpërit hapej dhe përpiqej të kafshonte me dhëmbët helmues jashtë, por kjo zgjati vetëm pak çaste deri sa indet nervore vdesin dhe koka e gjarprit ka ndaluar së lëvizuri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *