Trashëgimia botërore: Lumi i Gashit dhe Rrajca në UNESCO

Postuar më: 10 July 2017 09:35

Lumi i Gashit (Tropojë) dhe Rrajca (Përrenjas), me pyjet e vjetra të Ahut janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në Krakow, Poloni, zhvilloi punimet Komiteti i Trashëgimisë Botërore, e cila miratoi zgjatjen e trashëgimisë botërore të pyjeve të ahut primar në Karpatet dhe rajonet e tjera të Europës (Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Itali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Ukrainë)

Lumi i Gashit (Tropojë) dhe Rrajca (Përrenjas), me pyjet e vjetra të Ahut janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në Krakow, Poloni, zhvilloi punimet Komiteti i Trashëgimisë Botërore, e cila miratoi zgjatjen e trashëgimisë botërore të pyjeve të ahut primar në Karpatet dhe rajonet e tjera të Europës (Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Itali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Ukrainë).

Pyjet e Ahut në Rrajcë janë pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i cili është kthyer tashmë në një destinacion turistik në Juglindje të Shqipërisë.

“Ndërsa Zona e Mbrojtur Lumi i Gashit ishte përfshirë nga autoritetet shqiptare si Rezervë Strikte Natyrore kategoria I, IUCN, në vitin 1996”, raporton Zëri i Amerikës.

Zona ka një sipërfaqe prej 3.000 ha dhe është e vendosur në verilindje të Alpeve Shqiptare në Qarkun e Kukësit, rrethi i Tropojës, larg qendrës së banuar. Studiues të njohur shqiptarë të natyrës dhe Agjencitë e Zonave të Mbrojtura në Kukës dhe Elbasan punuan për dosjen e dy zonave natyrore shqiptare që tashmë do të mbrohen nga UNESCO.

Sipas studiuesve shqiptarë këto zona përfaqësojnë aktualisht ‘ishujt’ e fundit me pyje të virgjëra natyrore që kanë mbetur në Shqipëri. Në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s janë përfshirë nga Shqipëria Qyteti Antik i Butrintit, Qytetet historike të Gjirokastrës dhe Beratit, që mbrohen në seri, si dhe në Pasurinë Gojore Botërore është pranuar edhe Isopolifonia shqiptare.

Shqipëria pritet të dorëzojë në UNESCO edhe dosjen për emërimin e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit pasi pjesa maqedonase e këtij liqeni, ku ndodhen edhe dy të tretat e sipërfaqes, është pjesë e Trashëgimisë Botërore që prej vitit 1979.

Ky zgjerim ndërkufitar i vendeve të trashëgimisë botërore të pyjeve të ahut primar të Karpateve dhe pyjeve të ahut të Gjermanisë (Gjermania, Sllovakia, Ukraina) shtrihet në 12 vende.

Që nga fundi i epokës së fundit të akullnajave, ahu europian u përhap nga disa strehime të izoluara në Alpet, Karpatet, Mesdhe dhe Pyrenees për një periudhë të shkurtër prej disa mijë vjetësh në një proces që është ende në vazhdim. Ky zgjerim i suksesshëm lidhet me fleksibilitetin dhe tolerancën e pemës në kushte të ndryshme klimatike, gjeografike dhe fizike.

Sesioni i 41-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore (9-12 korrik), i kryesuar nga Jacek Purchla, themelues dhe drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Krakov, ka vazhduar të shkruajë vendet në Listën e Trashëgimisë Botërore deri ditën e djeshme, 9 Korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *