Ballina Argetim Stili i kësaj vere, bikini me bel të shkurtër

Stili i kësaj vere, bikini me bel të shkurtër


Bikinit me bel të shkurtër janë moda e kësaj vere nëpër plazhe.

Vajzat janë të prirura të mbulojnë sa më pak zona të trupit, për t’ia falur pjesën tjetër rrezeve të diellit.


Mirëpo tendencat e fundit janë edhe vajzat që mbajnë bikini normale, por të cilat i ngushtojnë gjithmonë e më shumë, për t’i ekspozuar sa më shumë të pasmet.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejë debati mbi ato vajza që ngushtojnë rrobat e banjos.

“Nëse vishni bikini normale dhe më pas i ngushtoni, pse nuk i blini me bel të shkurtër?”, komenton një vajzë në Twitter.

Tendencat e fundit jo rastësisht po pushtojnë plazhet.

Yjet e ekranit janë ato që e kanë futur këtë modë. Kylie Jenner një nga modelet më të njohura, është nga të parat që ka pozuar me bikini të ngushtuar.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here