Shqiptarët braktisin Holandën, Ramën nuk e njohin në Amsterdam

Postuar më: 26 July 2017 11:15

Numri i shqiptarëve që po kërkojnë azil në Holandë ka rënë në mënyrë të ndjeshme.

Kështu raportojnë mediat holandeze.

Shqipëria është vend i sigurt origjine, ndaj shanset që shqiptarët të përfitojnë azil janë shumë të pakëta.

Vetëm 220 shqiptarë kanë kërkuar azil në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Holandë, në krahasim me 6o0 vitin e shkuar.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama duket se ia ka arritur qëllimit me veshjen e tij në Holandë.

Ai nuk ngjason më si kryeministër, por si udhëtar i thjeshtë.

Kryeministri ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Amsterdamit, por në aeroport atij i është kërkuar të futet në dhomën e sigurisë.

Ky moment është fotografuar nga një shqiptare.

Fotoja po bën xhiron në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *