Rrëzohet nga shkallët, humb jetën një grua në Durrës

Postuar më: 17 July 2017 16:00

Bie nga shkallët e shtëpisë, shtrohet me urgjencë në spital, por fatkeqësisht humb jetën.

Aksidenti që i mori jetën gruas 47-vjeçare Z. D., nga Arapaj i Durrësit, ka ndodhur një ditë më parë.

Sipas informacioneve të policisë, 47-vjeçarja ka rënë aksidentalisht nga shkallët e katit të dytë. Plagët e shkaktuara nga rrëzimi kanë qenë të forta, dhe si pasojë ajo ka humbur jetën në spital.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *