Ballina Aktualitet Politika Qëndrimi kundër i këshilltarëve të LSI për çmimin e ujit të pijshëm,...

Qëndrimi kundër i këshilltarëve të LSI për çmimin e ujit të pijshëm, reagon Monika Kryemadhi


Monika Kryemadhi ka përgëzuar sot për qëndrimin këshilltarët e LSI-së sa i takon kundërshtimit të propozimit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.


Me anë të një mesazhi në “Facebook”, kryetarja e LSI-së e ka cilësuar qëndrimin e këshilltarëve të partisë së saj më shumë se çdo aksion politik, që i dhanë rëndësi shërbimit ndaj qytetarëve.

MESAZHI I KRYEMADHIT
Përgëzoj sot për kurajon dhe vendosmërinë grupin e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës. Më shumë se çdo aksion politik, sot është e rëndësishme të ravijëzohet një opozitë e vërtetë dhe konstruktive, pa kompromise dhe interesa të mëdha a të vogla. Shqipëria sot ka nevojë për një opozitë që lufton dhe përpiqet për qytetarët dhe jo për partitë politike. Këshilltarët e LSI-së treguan sot, se më shumë se kartoni dhe karriget në këshill ka rëndësi shërbimi ndaj qytetarëve, se më shumë se opinioni i grupeve të ngushta të interesit është parësor shërbimi ndaj qytetarëve. Ky është dhe do të mbetet qendrimi yne! 🌹 🌹



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here