‘Pushtimi shqiptar i Gjermanisë më 1990’, përmes objektivit të një gjermani

Postuar më: 13 July 2017 17:16

27 vite më parë, më 13 korrik 1990, rreth 5000 shqiptarë filluan eksodin e parë drejt Perëndimit, pasi mësynë në ambasadat perëndimore në Tiranë, më herët atë muaj, të dëshpëruar për t’ia mbathur nga regjimi brutal komunist.

Ngjarjet e atij muaji jo vetëm shokuan establishmentin, por shënuan fillimin e asaj që u bë një eksod i vazhdueshëm që atëherë, teksa shumë shqiptarë vazhdojnë të jenë në kërkim të një jete më të mirë.

Këto foto janë shkrepur nga Lothar Parzeller, një diplomat gjerman që punonte në ambasadën e Tiranës në atë kohë./BIRN/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *