Pushimet: Në plazh dhe mal, ku mund të gjeni mjekë

Postuar më: 14 July 2017 09:58

Nëse sot je një qytetar në Tiranë apo kudo në Shqipëri, është mirë që në rast emergjence, qoftë kjo shëndetësore, qoftë kjo emergjencë kur kërkohet ndihma e Policisë apo kërkohet ndihma e shërbimit zjarrfikës, nuk ke pse telefonon më disa numra. Ke vetëm një numër dhe ky është numri 112

Ashtu si edhe vitin që shkoi, këto qendra shëndetësore do të ofrojnë shërbim të pandërprerë gjatë sezonit veror, duke filluar nga barnat, materialet mjekësore, personel mjekësor që do të kontraktohen për këtë periudhë në qendrat shëndetësore që ndodhen pranë lokaliteteve turistike. Të 26 qendrat e përkohshme shëndetësore do të shtrihen në të gjithë vendin nga veriu në jug, kryesisht në zonat bregdetare, por sidomos tek ato më të vizituarat nga turistë të huaj dhe shqiptarë. Qendrat shëndetësore do të qëndrojnë hapur 24 orë përgjatë shtatë ditëve të javës, në mënyrë që turistët të marrin shërbim në çdo moment të ditës apo natës. Qendrat do të jenë ta pajisura me të gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore, në mënyrë që të ofrohet një kujdes i plotë shëndetësor. Me ngritjen e tyre, pacientët për çdo lloj shqetësimi do të kenë mundësinë që të drejtohen në qendrën më të afërt me zonën në të cilën ata kanë zgjedhur të pushojnë. Në raport me vitin 2015, për këtë sezon turistik janë shtuar edhe 3 qendra të tjera shëndetësore, përkatësisht në zonën e Kelmendit (Tamarë), në Kalanë e Dodës si dhe zonën e Prespës, duke mundësuar kështu një mbulim më të plotë shëndetësor në të gjitha zonat që frekuentohen nga turistët.

Kontaktet

Pra, nëse sot je një qytetar në Tiranë apo kudo në Shqipëri, është mirë që në rast emergjence, qoftë kjo shëndetësore, qoftë kjo emergjencë kur kërkohet ndihma e Policisë apo kërkohet ndihma e shërbimit zjarrfikës, nuk ke pse telefonon më disa numra. Ke vetëm një numër dhe ky është numri 112. Në rast se nuk arrini të memorizoni këtë numër, vazhdojnë të jenë në funksion numrat e tjerë përkatësisht Ambulanca 127, Zjarrfikësi 128, Policia 129 dhe Policia Rrugore 126.

Qendrat

Po kështu në mbështetje të mbarëvajtjes së sezonit veror, 22 qendra shëndetësore do të jenë në dispozicion të pushuesve dhe turistëve, duke filluar nga java e ardhshme. Këto qendra do të funksionojnë me shërbim 24 orë, me mjek dhe infermier dhe do të shtrihen në të gjithë vendin; 19 përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil dhe 3 të tjera në Alpe (Valbonë, Razëm, Theth). Ky funksionim 24 orësh do të vijojë deri në fund të muajit gusht. Qendrat janë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore. Po ashtu, ato janë furnizuar me barna dhe materiale të nevojshme mjekësore, në vlerën e rreth 200 mijë dollarëve. Qendrat shëndetësore do të ofrojnë më shumë siguri për turistët. Duke realizuar një shërbim mjekësor të sigurt, 24 orë në 7 ditë të javës, kjo është edhe një mbështetje e drejtpërdrejtë për ofruesit e shërbimeve dhe operatorët turistikë. Po kështu, sapo është miratuar një projekt të ri, i cili do të fuqizojë shërbimin e urgjencës mjekësore në pesë spitale bregdetare, në Shkodër, në Lezhë, në Durrës, në Vlorë dhe në Sarandë.

 

Kontakte për Sezonin Turistik

Numrat e kontaktit për Sezonin Turistik
QSH Velipoje Pika Velipoje 0688066400
QSH Shëngjin Pika Shëngjin 0688066401
QSH 1 Durrës Pika “Currila” 0688066402
QSH 6 Durrës Pika Durrës plazhi i vjetër 0688066403
QSH Ishëm Pika Gjiri i Lalzit 0688066404
QSH 6 Durrës Pika Shkëmbi i Kavajës 0688066405
QSH Golem Pika Golem 0688066406
QSH Golem Pika “Mali i Robit” 0688066407
QSH Divjakë Pika Divjakë 0688066408
QSH Ndermenas Pika Darezes 0688066409
QSH Qendër (Vlore) Pika Zvërnec 0688066410
QSH 3 Vlorë Pika plazhi i vjetër Vlorë 0688066411
QSH Orikum Pika Radhimë 0688066412
QSH Himarë Dhërmi plazh 0688066413
QSH Himarë Himarë plazh 0688066414
QSH Himarë Qeparo plazh 0688066415
QSH Ksamil Ksamil i Ri 0688066416
QSH Ksamil Ksamil i Vjetër 0688066417
QSH Sarande Plazhi i vjetër Sarande 0688066418
QSH Pogradec QSH Pogradec 0688066419
QSH Margegaj Pika Valbonë 0688066420
QSH Shale Pika Theth 0688066421
QSH Shkrel Pika Razëm 0688066422

 

Linja e emergjencës 112

Ambulanca 127

Zjarrfikësi 128

Policia 129

Policia rrugore 126

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *