Patozi: Basha përdori çadrën për të shpëtuar lëkurën e vet

Postuar më: 03 July 2017 22:01

Astrit Patozi deklaroi se çadra e ngritur para kryeministrisë shërbeu për të shpëtuar Lulzim Bashën.

Patozi u shpreh se fillimisht e mbështeti çadrën, por në fund koha e provoi se qëllimi i saj ishte për të shpëtuar Bashën.

“Unë për çadrën kam respekt, pasi e kam paraprirë atë dy vite më parë. Kërkoja zgjedhje të lira në diskutimet e mbledhjeve të grupit, por duhet të ishte Basha paraprijësi për zgjedhje të lira, por këtë nuk e bëri.

Tre muaj para zgjedhje hapi çadrën dhe në fillim unë e mbështeta, deri në momentin kur pashë që ajo nuk ishte më instrument për zgjedhje të lira.

Çadra ishte një mënyrë për të shpëtuar lëkurën e zotit Basha, siç edhe koha e provoi”,- deklaroi Astrit Patozi në “Top Story”.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që vetëm Eduart Selami të kandidojë së bashku me Lulzim Bashën për postin e kreut të PD-së, duke skualifikuar mes të tjerësh edhe Astrit Patozin.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që gara për kryetarin e kësaj partie të zhvillohet vetëm mes Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit.

Ky vendim lë jashtë garës Astrit Patozin, që publikisht kishte shprehur vullnetin e tij për të kandiduar, por më parë, sipas tij, duheshin plotësuar disa kërkesa.

Emri i Astrit Patozit nuk është marrë në shqyrtim nga Kryesia, pasi siç ka thënë Edi Palokam Patozi nuk ka dorëzuar dokumentat. Vetë Patozi e quajti këtë qesharake.

Patozi thotë se nuk ka asnjë rregull që kërkonte dorëzimin e dokumenteve për t’u regjistruar në garë.

“Nuk ka qenë një rregull për këtë, dhe unë jam i bindur, por edhe nëse do të ishte, unë nuk do ta paraqisja. Kjo cështja dorëzove formularin apo jo është groteske. Kjo është finalizim i një vullneti për ta çuar drejt një farse elektorale që tani është ngjarje e sigurtë”,- u shpreh ai.

Patozi e konsideroi këtë si “më keq sesa farsë”. Ai tha në Top Story përballë Sokol Ballës se do të vazhdojë së bashku me mbështetësit e tij përpjekjet për të futur procesin e zgjedhjes së kryetarit, sipas tij, në shinat statututore.

Astrit Patozi solli në kujtesë një fjalim të kreut të PD-së gjatë protestës së mbajtur në çadër, ku kërkonte largimin e Edi Ramës për t’u hapur rrugën, sipas tij, zgjedhjeve të lira dhe të ndershne.

“Atë që i kërkoi Ramës, Basha nuk e bëri vetë. Nuk u largua për të patur një garë. Ai duhet të japë dorëheqjen”,- tha ai.

Patozi tha se ka patur përpjekje për marrëveshje nga ana e Bashës.

“Nuk kanë qenë të paktë njerëzit e zotit basha që më kanë propozuar që basha është i prirur që të ketë një marrëveshje dhe të vazhdojmë përpara. Nuk kam hyrë në këtë garë për ambicie personale për pushtet. Nuk kam patur kurrë një agjendë personale”,- u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *