Panuçi merr kombëtaren? Ja përse po arrihet marrëveshja

Postuar më: 17 July 2017 12:50

Italiani Kristian Panuçi pritet të zëvendësojë italianin tjetër, Xhiani de Biazi në krye të kombëtares shqiptare.

Sipas News 24, raportohet se Panuçi do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë për t’u zyrtarizuar në krye të kuqezinjve.

Presidenti i FSHF, Armando Duka refuzoi edhe kandidaturën prestigjoze që u vetëpropozua, suedezin Zven Goran Erikson.

Në garën e konkurrentëve për pasuesin e De Biazit mbetën vetëm dy emra: Kristian Panuçi, i cili ka pasur një eksperiencë pune si ndihmës i Fabio Kapelos në stolin e Rusisë dhe i dyti: Trajneri i urtë dhe me eksperiencë i  Napolit dhe i shumë skuadrave të tjera të Seria A, Luixhi di Kanio.

Por me sa duket përballë eksperiencës së 59-vjeçarit di Kanio presidenti i FSHF-së ka përzgjedhë kërkesat financiare më të ulëta që ka Kristian Panuçi.

Ai nuk ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare si trajner dhe pikërisht për këtë edhe pretendimet e tij për pagën kanë qenë të limituara.

Për të Shqipëria mund të jetë një sfidë që ashtu sikurse u tha pa të drejtë për De Biazin, nëse do të ketë sukses, “do ta ketë atë nga kjo kombëtare”.

Ndërkohë duke marrë shkas nga zërat e fundit që po qarkullojnë, Federata Shqiptare e Futbollit në vend ka dalë me një deklaratë për shtyp për të qartësuar situatën.

Në komunikatën e saj, FSHF thekson se për momentin asgjë nuk është konfirmuar, ndërkohë që presidenti Duka vijon bisedimet në lidhje me këtë çështje.

Federata Shqiptare e Futbollit shton se vendimi zyrtar për trajnerin e ri të Kombëtares do të merret në ditët në vazhdim dhe se do të jetë ajo vetë që do ta publikojë lajmin nëpërmjet kanaleve të saj të komunikimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *