Mercedes-i i Princeshës Dajana si një paralajmërim…

Postuar më: 12 July 2017 13:08

Kemi dëgjuar shpesh persona që duan të blejnë një makinë të përdorur në Shqipëri, që druhen se mos makina që blejnë është një mjet i aksidentuar, por i riparuar.

Rreziku është kaq i madh dhe vërtet secili duhet të ketë kujdes.

Mediat britanike raportojnë se Mercedes-i, me të cilin po udhëtonte e ndjera Princesha Dajana kur u përplas për vdekje, ishte në fakt një mjet i dëmtuar, por i riparuar.

Dy muaj përpara aksidentit kishte pasur një paralajmërim se mjeti nuk është në gjendje të mirë për rrugë dhe nuk duhet të lëvizte me mbi 60 kilometra në orë.

Mercedes-i S280 u ofrua për hotelin Paris Ritz nga kompania Etoile Limousines.

Pascal Rostain, një fotograf francez, tha se bëhet fjalë për një makinë shumë të rrezikshme, e vjedhur dhe e aksidentuar disa herë.

Ai tha se makina ishte aksidentuar, por pas riparimeve ishte nxjerrë në rrugë.

Një nga shoferët e kompanisë e kishte marrë për një xhiro dhe kishte thënë se makina nuk mbante.

Prej kohësh familja Fayed pretendon se ka pasur një komplot për të vrarë Princeshën Dajana.

Por një gjykatë në Britani tha se vdekja erdhi për shkak të neglizhencës nga ana e shoferit Henri Paul, që humbi kontrollin e mjetit teksa lëvizte me shpejtësi të madhe dhe nën efektin e antidepresantëve.

Ai po tentonte të shmangte paparacët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *