Mercedes dominon në Silverstone, Ferrari e katranos në fund

Postuar më: 16 July 2017 16:00

Lewis Hamilton doli triumfues në shtëpinë e tij. Britaniku dhe skuadra “Mercedes” dominoi në garën për Çmimin e Madh të Anglisë, e ndihmuar edhe nga gabimet e “Ferrarit”.

Menjëherë pas Hamilton, vija e finishit u kalua nga Valteri Bottas, që zhvilloi një garë mjaft agresive, por i ndihmuar edhe nga gabimet e “Ferrarit”, parakaloi fillimisht Vettel e më pas edhe Raikonen.

Më pas, vendi i tretë në podium do të diskutohej mes dy makinave “Ferrari” dhe ai që ishte më fatkeq ishte Vettel, të cilit i shpërtheu goma e parë, finlandezi përfitoi nga kjo, ndërsa piloti gjerman përfundoi në vendin e shtatë.

Me këtë fitore, Lewis Hamilton regjistron të 57 në karrierë dhe të katërtën radhazi në shtëpinë e tij, duke e vendosur emrin mes legjendave më të mëdha të “Formula 1”./TCh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *