Mbytet në lumë 9 – vjeçari, nëna përpiqet ta shpëtojë

Postuar më: 28 July 2017 13:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Vaun e Dejës.

Një fëmijë 9 – vjeç ka gjetur vdekjen rreth orës 10:50, pasi u mbyt në lumin e Gjadrit.

I mituri është identifikuar me inicialet F. M dhe është nga fshati Naraç.

Ai mësohet se shoqërohej nga nëna e tij 42 – vjeçare me iniciale M. M.

Kjo e fundit është futur në lumë për të shpëtuar të birin, por nuk ka mundur të bëjë gjë.

Ajo ndodhet në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *