Manjani: Vettingu të fillojë sa më parë, disa e kanë lëshuar pa doreza

Postuar më: 17 July 2017 17:11

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur shqetësimin se periudha tranzitore deri në zbatimin e vettingut ka sjellë problematika në sistemin gjyqësor.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Manjani thotë se kjo periudhë po shfrytëzohet per të bërë abuzime. “Disa e kanë lëshuar pa doreza!”, shkruan ish-ministri.

Manjani thekson se institucionet e reja të vettingut duhet të nisin sa më parë punën për zbatimin e ligjit, teksa shton se pasojat e kësa situate bien mbi qytetarin.

“Vetting-u, por edhe institucionet e reja duhet të fillojnë punë një orë e më parë! Disa e kanë lëshuar pa doreza! Mjer kë çon halli në gjykatë!”,shkruan Manjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *