Macron bind Trump për klimën? Presidenti francez: Më dëgjoi, do përpiqet të gjejë një zgjidhje

Postuar më: 16 July 2017 14:34

Presidenti amerikan Donald Trump do të përpiqet të gjejë një zgjidhje në muajt në vijim për një rikthim të mundshëm të SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit mbi klimën, garantoi presidenti francez, Emmanuel Macron për median franceze.

Donald Trump më dëgjoi. Ai e kuptoi idenë time, kryesisht lidhjen që ekziston mes ngrohjes klimatike dhe terrorizmit”, shpjegon Macron.

“Ai më tha se do të përpiqet të gjejë një zgjidhje në muajt në vijim. Biseduam në detaj për ato pika që mund t’i mundësojnë një rikthim në Marrëveshjen e Parisit”, shtoi Macron, në përfundim të vizitës dy ditore në Paris të homologut të tij amerikan.

Nga ana tjetër presidenti amerikan kishte deklaruar se diçka mund të bëhet për Marrëveshjen e Parisit, të enjten gjatë konfernecës së përbashkët me Emmanuel Macron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *