Kush e njeh këtë kriminel?

Postuar më: 11 July 2017 11:06

Pas trazirave kundër kapitalizmit në qytetin e Hamburgut në Gjermani, u hodh ideja që takimet e G20 të mos bëhen në qytete të mëdha.

Dëmet ishin të rënda dhe pikëpyetjet ishin të shumta: Përse këta të rinj, që përfitojnë nga kapitalizmi, e sulmojnë atë?

Gazeta konservatore Bild publikoi në faqen e parë të saj një prej agresorëve, me titullin: Kërkohet ky kriminel!

Një ditë pasi gazeta bëri këtë thirrje, personi në foto është vetëdorëzuar në policinë e Hamburgut.

Ai është 19 vjeç dhe quhet Kevin D.

Interesant është fakti se 19-vjeçari nuk ka qenë kurrë i interesuar për politikën.

Adoleshenti, që u fotografua duke hedhur gurë pas një barrikade, punon në një firmë mobiljesh.

Ai jeton me gjyshen e tij, e cila thotë se ka mbetur e tronditur.

“Ai nuk ka pasur kurrfarë interesi tek politika. Vëllai i tij më telefonoi dhe më tha se kishte parë foton e Kevinit në faqen e parë të Bild. Të premten në mbrëmje ai erdhi në orën 20 në shtëpi dhe po shante protestuesit. Deri vonë qëndroi përpara televizorit, duke parë trazirat”.

Tani ai është nën hetim dhe akuzat ndaj tij nuk do jenë të lehta.

Në total policia ka arrestuar 186 persona.

Ata akuzohen për lëndim, prishje të qetësisë publike, zjarrvënie, dëmtim të pronës private, etj.

132 nga të arrestuarit janë gjermanë, 54 janë turistë-trazirash.

Mes tyre ka francezë, italianë, zviceranë, turq, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *