Kasparov: Përqafoni inteligjencën artificiale

Postuar më: 31 July 2017 13:30

Ish-kampioni i botës në shah, Garry Kasparov nuk mendon se inteligjenca artificiale përbën një rrezik serioz për njerëzimin.

Duke folur në konferencën e teknologjisë së lartë “Def Con” në Las Vegas ai tha se njerëzimit duhet ta përqafojë ndryshimin dhe se “revolucioni i inteligjencës artificiale duhet përshpejtuar”.

“Megjithatë, besoj se do të ketë një ndikim të madh social kur duart e ngathta të njeriut të zëvendësohen masivisht nga robotët në çdo fushë”, u shpreh ai.

Qëndrimi i ish-kampionit të shahut shkon përkundër deklaratave të mëhershme të Bill Gates, e sidomos të Stephen Hawking.

Që të dy ata kanë paralajmëruar për rrezikun që i kanoset njerëzimit nëse “vrapohet shkujdesur drejt inteligjencës artificiale”./TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *