Juve refuzoi 100 milionë euro për Higuain

Postuar më: 15 July 2017 12:10

Pas shitjes së Bonuçit, që cilësohej si mbrojtësi më i mirë i mbrojtjes bardhezi, te Juventusi nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga lojtarët e tjerë, që formojnë boshtin e skuadrës.

Sipas gazetës “Tuttosport”, gjatë ditëve të kaluara, klubi torinez ka zmbrapsur sulmet e Chelsea-t, fillimisht për Alex Sandro, me brazilianin që iu ofruar rinovimi i kontratës, por mbi të gjitha për Gonzalo Higuain.

Mësohet se Blutë e Londrës ofruan deri në 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e “El Pipitas”, por si përgjigje nga Juventusi morën një “Jo” të prerë.

Marotta refuzoi çdo bisedë rreth sulmuesit argjentinas nga ndërmjetësit e Roman Abramovich.

Pronari i Chelsea tentoi të plotësojë dëshirën e trajnerit Conte, që e vlerëson argjentinasin si lojtarin ideal për të zëvendësuar Diego Costën në “Stamford Bridge”.

Bardhezinjtë dëshirojnë që Higuain dhe Dybala të mbeten lojtarët kryesorë të skuadrës, me Juventusin që pas dy zhgënjimeve në finalet e Championsit po kërkojnë të përforcohen për t’u kurorëzuar kampionë të Europës./SuperSport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *