Ilva Tare sërish shtatëzanë, largohet nga ‘Ora News’… por kush do ta zëvendësojë?

Postuar më: 13 July 2017 17:33

Ilva Tare, gazetarja dhe njëkohësisht bashkëshortja e politikanit Eduart Selami, mësohet se nuk do të jetë më Drejtoreshë e Informacionit e Radio Televizionit “Ora News”.

Njëkohësisht Ilva është edhe drejtuese e emisionit “Tonight”, po në këtë televizion por që do të shkëputet pasi mësohet se ka marë lejen e lindjes dhe gjithë koha do ti përkushtohet fëmijës që po vjen në jetë.

Çifti me siguri që do të jenë të lumtur pasi Melody do të bëhet me një vëlla të vogël.

Për Ilvën, këto do të jenë pushime relaksuese por nuk mund të themi të njëjtën për bashkëshortin pasi këto ditë do të vijojnë të jetë të ngarkuara i cili është në fushatë brenda PD-së për zgjedhjet e datës 22 korrik për kryetarin e kësaj force politike.

Por kush do ta ‘rrëmbej’ vendin e saj tashmë pas ikjes?

Nga burime pranë këtij televizioni, mësohet se, Tare do të zëvendësohet në pozicionin e Drejtorit të Informacionit të “Ora News” nga Enton Abilekaj, i cili ka qenë drejtor informacioni në disa media të tjera më parë si në “Alsat”, “News24”.

1 koment për këtë artikull
  1. lexues at 8:29 pm

    Nje pyetje ashtu kot. A do te largohet Ilva Tare edhe nga drejtimi i bordit te “shoqates se hapur” te Sorosit ne Shqiperi ,meqe babai i dy femijve te saj kerkon te drejtoje partine kundershtare te Sorosit ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *