I presin kokën gjarprit helmues, do mbeteni pa fjalë nga ajo që ka ndodhur më pas

Postuar më: 16 July 2017 11:11

Një video e xhiruar nga një familje në Teksas në Shtet e Bashkuara është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

 

Në këtë video shfaqet një kokë gjarpri helmues e prerë, e cila edhe pse është shkëputur prej trupit të zvarranikut vazhdon të kafshojë.

 

Ka qenë kryefamiljari, ai që e ka xhiruar këtë video në verandën e shtëpisë. Goja e gjarprit hapej dhe përpiqej të kafshonte me dhëmbët helmues jashtë.

 

Kjo ka zgjatur vetëm për pak çaste deri sa indet nervore kanë vdekur dhe koka e gjarprit ka ndaluar së lëvizuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *