Google parashikon fundin e njerëzimit, viti në të cilin “do të zhdukemi” është afër

Postuar më: 28 July 2017 22:12

Çdo javë që kalon publikohet nga një teori e re për fundin e njerëzimit. E radhës është bërë nga “Google”. Parashikimi është bërë nga shefi i inxhinierëve të Google, Ray Kurzweil.

Robotët do të kenë inteligjencë njerëzore në 2029 dhe kjo gjë do të ndryshojë njerëzimin”,- ka thënë ai.

Robotët kanë arritur deri aty sa janë të aftë të kalojnë testin e famshëm “Turing”. Test, i cili teston aftësinë e një njeriu për të menduar si një njeri.

Inxhinieri i Google argumenton më tej se hapi i radhës do të jetë krijimi i robotëve që kanë më shumë forcë se qeniet njerëzore. Ai gjithashtu ka thënë se në vitin 2045 parashikohet se forca e këtyre robotëve do të jetë më e madhe se e njeriut, si forca mendore dhe ajo fizike, ndaj nënkupton fundin e njerëzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *