Fajon: Mali i Zi është më afër BE, Kosova ka probleme me Serbinë

Postuar më: 15 July 2017 21:28

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, ka vlerësuar se “Mali i Zi nuk ka pengesa politike në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, siç kanë probleme Kosova me Serbinë dhe Maqedonia për emrin.

Fajon, në një deklaratë për të përditshmen e Podgoricës, “Pobjeda”, ka thënë se BE duhet të jetë më e vendosur kur bëhet fjalë për gatishmërinë që këtyre shteteve t’u bëhet me dije se janë të mirëseardhura në BE dhe se llogarit në to.

“Në anën tjetër, shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë më shumë në rrugën drejt BE-së që të na e bëjnë të qartë se në të ardhmen veten e shohin vërtet në familjen tonë”, ka shtuar Fajon.

Deputetja sllovene në Parlamentin Evropian vlerëson se Rusia gjithsesi se do të vazhdojë me mbrojtjen e interesave të veta në rajon.

1 koment për këtë artikull
  1. fery at 6:55 pm

    Kosova nuk ka probleme me Serbine .Kosova ka probleme me mungeses e edukates elementare te zyrtareve te saje te cilet ende edhe pase 18 vitesh nuk kane mesuar se cka veretet eshte shteti, cfare te mirash ai u sjelle qytetareve ?…zyrtar te larte politik te Kosoves , deputet e ministra ende flasin per te futme, kushe kujt ia futi…qytetaret e Kosoves ne tavolinat e restoranteve ane e kend Kosoves flasin per marrje tenderi te ketij apo atij bossi, kush ia dha kete apo ate tender f disa miljoneshe € filanit , flasin per xhipa te shtrenjta filanit ose fistekut, per ndertim ndertesash shumeksreshe te atij apo ketij, per privatizimin e kesaje ose asaje nderrmarrje shoqrore , per toka ,banesa , shtepi etj.etj.por , asnjeri nuk flete per Kosoven , per tranzicionin e qellimeshem te pafund te saje , per gjendjen e rende ekonomike te qytetareve dhe ngecje te zhvillimit ekonomik, askush nuk flete per zbrazjen e Kosoves cdo dite ngapak qe e ka kapluar Kosoven tashe e 10 vite, askush nuk flete per naralitetin ne rrenje te shqiptareve ose , per murtajen e bardhe , askush nuk flete per arsimin e shkatrruar ne themelet e tij dhe shendetesin pa sherbime elementare shendetsore…po po , Serbia nuk eshte problemi kryesor i Kosoves sepse , me shume se ky problem i jashtem, Kosova ka probleme te brendeshme per te cilat askush mu flete …!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *