Ballina Aktualitet Politika Demokratët shkodranë peticion kundër Bashës: Të ndalen zgjedhjet

Demokratët shkodranë peticion kundër Bashës: Të ndalen zgjedhjet


Edhe demokratët e Shkodrës janë kundër mbajtjes së zgjedhje për kryetar të PD-së. Pas Korçës, Tiranës, Durrësit e Vlorës edhe 124 anëtar të PD-së në Shkodër kanë firmosur një peticion ku kërkohet anulimi i zgjedhjeve.


Ata gjithashtu i kërkojnë Lulzim Bashës të ndalë farsën, zgjedhjet e imponuara, përjashtuese dhe konfliktuale për rimëkëmbjen e partisë, pasi në të kundërt opozita demokrate rrezikon asgjësimin.

Nënshkruesit e peticionit shprehen se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatën e 25 qershorit dhe jo të justifikohet duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote.

 



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here