Çfarë po ndodh? Bregu dhe Vlahutin, buzë detit në Durrës

Postuar më: 16 July 2017 10:08

E përjashtuara nga Partia Demokratike Majlinda Bregu është parë këtë të shtunë tek vilat qeveritare në Durrës në shoqërinë e diplomates së BE Romana Vlahutin.

Nuk dihet arsyeja e takimit të tyre, por duhet thënë se miqësia e Bregut me Vlahutin nuk është e panjohur për publikun shqiptar.

Gjithashtu mësohet se gjatë asaj kohe tek vilat qeveritare në Durrës ishte edhe Kryeministri Rama.

1 koment për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *