Benjamini përcillet si hero: Në Shqipëri shpërthejnë akuzat

Postuar më: 17 July 2017 11:59

Benjamin Ferati, 24-vjeçari nga Kamjani i Tetovës, Benjamin Ferati është përcjellë për në banesën e fundit.

Ai do të kujtohet si hero, që dha jetën duke tentuar të shpëtojë dy vajza në plazhin e Zvërnecit, edhe pse nuk mundi ta bëjë dot pasi dallgët ishin më të forta se ai.

Një numër i madh qytetarësh i dhanë lamtumirën e fundit 24-vjeçarit.

Mbytjet e fundit në det kanë provokuar një seri akuzash dhe kundër-akuzash.

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) ka reaguar ashpër ndaj çështjes së sigurisë së plazheve, pas ngjarjes ku u mbyten 4 pushues ne Vlorë.

“Kjo ngjarje është e dhimbshme si për familjaret, të cilëve u përcjellim ngushëllimet tona, ashtu edhe për turizmin tonë. Është e dhimbshme sepse u bënë gati 2-3 vjet që rojet bregdetare mungojnë në plazhet tona, detyra e të cilëve është pikërisht menaxhimi dhe ruajtja e pushuesve që notojne në ujrat tona detare apo liqenore. Jo se po të vihen rojet, do shmangen 100% aksidente të tilla fatale, por jemi të sigurt që do minimizohen”.

Kurse kryeministri Edi Rama tha se kjo është një ngjarje që ka ndodhur në plazhe të egra, të palicensuara e plazhe – kantiere ndërtimi.

“Pjesa e bregut te Vlores ku ka ndodhur fatkeqesia me djalin e vogel, as nuk perdoret nga bashkia si plazh publik, as nuk i eshte dhene ne asnje centimeter per perdorim subjekteve private si plazh nga bashkia. Sepse aty eshte ende ligjerisht kantier ndertimi!

Ndersa plazhi ku ka ndodhur aksidenti i trefishte ne Triport, eshte nje plazh i eger, i cili nuk eshte fare ne listen e plazheve te miratuara si plazhe nga Ministria e Ekonomise dhe Turizmit e per rrjedhoje, ashtu si ne cdo vend te botes, ku fatkeqeisht ndodhin kudo tragjedi te tilla, nuk ekziston asnje detyrim qe te kete sherbim ruajtes.

Te tjerat jane brockulla te ziera ne kazanin mediatik e politik, per arsye e qellime qe vetem me humanizmin nuk kane asnje lidhje”.

1 koment për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *