Barcelona nuk dorëzohet për Verratin, ofron 70 mln euro plus Rakitiç

Postuar më: 15 July 2017 21:23

Barcelona nuk dëshiron të heqë dorë nga Marco Verratti.

Pavarësisht deklaratave të detyrueshme të lojtarit se dëshiron të qëndrojë te PSG-ja, katalanasit besojnë se mund të ndryshojnë gjithçka deri në fund të muajit gusht, kur edhe do të mbyllet afati kalimtar veror.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase Sport, Barcelona do të bëjë një ofertë vështirë të refuzueshme nga ana e PSG-së, për t’i dhënë fund kësaj çështje njëherë e përgjithmonë.

Barcelona ka bërë gati 70 milionë euro plus kartonin e Ivan Rakitic për Verrattin, ofertë kjo tepër joshëse për skuadrën franceze, që pritet të japë përgjigje brenda pak ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *