Aksidenti nga lagështia: Ja kush ishte në makinë me Ahmetajn

Postuar më: 17 July 2017 10:23

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka mbetur i plagosur dje pasdite, pas një aksidenti ku ai është përfshirë.

Ngjarja ka ndodhur në Maqedoni dhe mediat vendëse njoftuan se “Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy automjete të tjera, njëri prej të cilëve Range Rover me targa të Shqipërisë, të cilën e drejtonte ish-ministri i Financave të Shqipërisë.

Automjeti i Ahmetajt është dëmtuar, ndërkohë që nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur 14 vetë, mes të cilëve edhe vetë Ahmetaj.

Në një prononcim për mediat Ahmetaj ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i shtruar në spital.

Sipas tij, aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugë.

Pas aksidentit, Ahmetajn në spital e ka vizituar zëvendësministri i  Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu.

“Falë Zotit, vëllai ynë, ish-ministri i Financave i Shqipërisë z. Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik të pësuar në orët e pasdites në afërsi të Kumanovës. Edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetën! Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit!”, ka shkruar Nuhiu.

Në aksidentin në Kumanovë, ditën e djeshme, ku u përfshi ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka mbetur i plagosur një tjetër person që ndodhej në makinë me të.

Bëhet fjalë për një person me emrin Leonard, i cili është transportuar në spital me brinjë të thyera.

Ai dyshohet se është shoferi i ministrit, pasi ky i fundit në momentin e aksidentit ka qenë në sediljen e pasagjerit.

Mediat maqedonase raportojnë se gjendja e Ahmetajt është e stabilizuar dhe sot do të largohet nga ambientet e spitalit.

1 koment për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *