Ballina Argetim Zbulohet sekreti i fitores së Partisë Socialiste në Lushnjë…

Zbulohet sekreti i fitores së Partisë Socialiste në Lushnjë…

Nëse kanë pasur diku sukses punimet elektorale, atëherë rasti është në Lushnjë. Gjatë gjithë muajit të fushatës banorët e Lushnjës janë ndier të fyer për punimet që bënte PS në rrugët e tyre teksa i shtronte me bar, me rërë apo me dhé.

Megjithatë nga rezultat e zyrtare nga KZQ për këtë qytet rezulton krejt e kujndërta, pasi PS dominon me 11.509 vota kundrejt 5.377 të PD0së apo 1.910 të LSI-së.

Pra, mund të thuhet se suksesi i fitores së PS-së kanë qenë shtrimet e rrugëve me dhé dhe manipulimi i kollajtë i banorëve.

Shprehja “nuk mbuilohet dielli me shoshë” bie poshtë dhe nuk ka vlerë në këtë rast, pasi lushnjarëve iu “hodh pluhur dhe bar syve” dhe nuk u përpoqën ta fshinin, por e pranuan si arritje.

Ndoshta ky nuk është rast i izoluar, sepse në të gjithë Shqipërinë bëhen punime të tilla elektorale dhe shumica ndahen të kënaqur.

Lushnjarët bëjnë mirë që të paktën këto katër vite të luftojnë për asfaltim të rrugëve komplet dhe jo për arnim të tyre./JOQ/

SHPËRNDAJE

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here