Veliaj: Po votuar PD-në, keni luajtur me ‘Balenën Blu’

Postuar më: 19 June 2017 16:39

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ironizoi sot fushatën e Partisë Demokratike dhe pretendimin e kësaj të fundit për të kërkuar votën për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një takim elektoral nga Kashari ai e cilësoi faktin që të votosh PD-në, është sikur të luash lojën e rrezikshme vdekjeprurëse, ‘Balena Blu’.

“Sot të votosh PD është si të lozësh me Balena Blu. E nis me gërvishtje, e pastaj…Nuk luajmë ‘balena blu’ me PD. Nuk lozet me shqiptarët. Kjo nuk është lojë, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë. Do sigurojmë 71 mandate dhe me kryeministër Edi Ramën.”, tha Veliaj.

1 koment për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *