Ushqimet që parandalojnë humbjen e kujtesës

Postuar më: 18 June 2017 12:12

Një regjim i shëndetshëm ushqimor shoqërohet me jo pak përfitime shëndetësore! Gjithçka që ju hani reflektohet në pamjen e sjelljen tuaj!

Nëse ndiheni të lodhur, të mërzitur, të stresuar fajin mund ta ketë dieta juaj e varfër ne magnez! Lëkura juaj ka humbur shkëlqimin? Keni nevojë oër vitaminë C apo zink.

Keni filluar të përjetoni humbje të kujtesës afatshkurtër?

Atëherë hani këto ushqime:

Peshku yndyror

Peshqit si salmoni, skumbri dhe sardelet, është në krye të renditjes. Yndyrnat omega-3 janë përgjegjesë për shumë funksione të këtij organi, parandalojnë plakjen e qelizave dhe përshpejtojnë prodhimin e atyre të rejave.

Boronicat
Një studim i botuar në Journal of Neuroscience zbuloi se boronicat mund të parandalonin humbjen e kujtesës afatshkurtër. Të pasura me antioksidantë, manaferrat e boronicat gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga inflamacioni.

Rozmarina dhe Arrat
Sipas një studimi botuar në American Journal of Epidemiology, vitamina E e gjendur me shumicë tek arrat mund të ndihmojë për të parandaluar aftësinë njohëse të trurit.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit përmban polifenole, antioksidantë të fuqishëm që mund të parandalojnë sëmundjet dhe humbjen e kujtesës më së shumti gjatë moshës së tretë. Farat e kungullit janë të pasura me zink, një mineral i rëndësishëm për forcimin e kujtesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *