Tiranë: Makina aksidenton për vdekje të miturin

Postuar më: 19 June 2017 13:37

Një fëmijë i mitur është aksidentuar për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:35, në rrugën dytësore në Marikaj.

Sipas policisë “automjeti tip Ford, me drejtues shtetasin N. A., ka aksidentuar shtetasin e mitur, O. K. dhe më pas mjetin ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin e rrugës.

Fëmija është transportuar menjëherë për në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë.”

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *