“Tentova të pres damarët pak javë pas dasmës”

Postuar më: 12 June 2017 10:55

Princesha e ndjerë, Dajana, ishte kaq e palumtur pak javë pas dasmës së saj, sa tentoi të vrasë veten.

Edhe pse dasma e saj ishte përrallore, Dajana tentoi të presë damarët pak javë më vonë.

“Isha kaq e dëshpëruar sa tentova të pres damarët e kyçeve me brisk,” citohet të ketë thënë princesha.

Këto detaje shokuese rrëfehen në një libër për jetën e saj.

Kasetat me rrëfimet e princeshës Dajana janë regjistruar në vitin 1991, por mbetën sekret për shumë kohë.

Tashmë janë publikuar si pjesë e një libri nga Andrew Morton, të titulluar “Dajana- historia e saj e vërtetë”.

Në libër flitet për betejën e Dajanës me depresionin, buliminë dhe përplasjet me të shoqin, Çarls për shkak të aferës së tij me dashnoren Kamila.

“Jeta në Balmoral ishte e tmerrshme. U dobësova kaq shumë. Njerëzit më thonin se po të bien kockat. U kthyem në Londër për të kërkuar mjekim,” thotë Dajana.

Dajana tregon se sa shpejt u rrënua martesa e saj.

Ajo thotë se e kishte gjithmonë mendjen tek rivalja e saj, Kamila, madje edhe ditën kur po ecte drejt altarit të martesës.

“Teksa ecja për në altar, po shikoja për Kamilën. E dija se ishte aty. Pata një bulimi të tmerrshme një natë më parë”.

Dajana thotë se ishte e dashuruar me Çarlsin dhe nuk ia ndante sytë.

“Mendoja se isha vajza më me fat në botë. Mendoja se ai do kujdesej për mua. Epo e kisha gabim”.

“Teksa ecja në altar, pikasa Kamilën. Ishte bashkë me djalin e saj. Edhe sot i kam kujtimet e forta”.

Në muajin e mjaltit ajo thotë se shihte ëndrra të tmerrshme.

“Gjatë natës vetëm ëndërroja për Kamilën. Isha fiksuar pas saj. Nuk i besoja Çarlsit- çdo pesë minuta ai e merrte atë në telefon dhe e pyeste se çfarë duhej të bënte me dasmën e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *